Sporti

Kjo është renditja tabelare pas dy super ndeshjeve të sotme në Superligë

03/10/2022 15:23
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar derbi i madh mes Dritës dhe Gjilanit.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një takim jashtëzakonisht interesant, me dy skuadrat që kërkuan fitoren deri në sekondat e fundit.

Kelmendi shënoi për Gjilanin në pjesën e parë, kurse Blakçori barazoi shifrat në 1 me 1.

Llapi dhe Drenica barazuan 3 me 3 në një ndeshje të “çmendur”. Firmino, Krasniqi dhe Neto shënuan për skuadrën e Batatinës, kurse Kreshnik Uka dy herë dhe një autogol i Peposhit ishin golat e realizuar nga skuadra e Drenicës.

Kjo është renditja tabelare pas dy ndeshjeve të ditës së sotme.

/GazetaBlic Sport/