Sporti

Nuhiu: “Ne dominuam kundërshtarin në çdo aspekt, pranuam gol falë gabimit në mbrojtje”

03/10/2022 15:22
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar derbi i madh mes Dritës dhe Gjilanit.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një takim jashtëzakonisht interesant, me dy skuadrat që kërkuan fitoren deri në sekondat e fundit.

Kelmendi shënoi për Gjilanin në pjesën e parë, kurse Blakçori barazoi shifrat në 1 me 1.

Pas përfundimit të ndeshjes ka folur për “Art Sport”, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili tha se ekipi i tij dëshironte fitoren dhe dominuan ndeshjen në çdo aspekt.

“Festuam ndeshjen, por jo edhe rezultatin, kemi bërë një ndeshje të madhe sot duke e kundërshtarin në çdo aspekt, goli që realizuan erdhi falë gabimit të mbrojtësit tonë, arritën të na ndëshkonin, por djemtë luftuan shumë, treguan karakter, ne deshëm që ta fitonim ndeshjen që të vazhdojmë garën deri në fund“, tha Nuhiu.

/GazetaBlic Sport/