Ka përfunduar super ndeshja mes Llapit dhe Drenicës.
Ishte një takim i jashtëzakonshëm i zhvilluar në Podujevë, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 3 me 3, me ndeshjen që kalonte herë në pronësinë e njërës skuadër e herë te tjetra.
Firmino, Krasniqi dhe Neto shënuan për skuadrën e Batatinës, kurse Kreshnik Uka dy herë dhe një autogol i Peposhit ishin golat e realizuar nga skuadra e Drenicës.
/GazetaBlic Sport/


