Sporti

Emocione, rivalitet dhe dy gola në derbin e Anamoravës – Nuk ka fitues në Gjilan

03/10/2022 15:03
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar derbi i madh mes Dritës dhe Gjilanit.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një takim jashtëzakonisht interesant, me dy skuadrat që kërkuan fitoren deri në sekondat e fundit.

Kelmendi shënoi për Gjilanin në pjesën e parë, kurse Blakçori barazoi shifrat në 1 me 1.

Me këtë rezultat të dy skuadrat nuk ndryshojnë pozitat e tyre në tabelë.

Gjilani renditet në pozitën e dytë me 47 pikër, Drita në të treten me 42 pikë.

/GazetaBlic Sport/