Nënkryetari i parë i Partisë Demokratike të Kosovës Uran Ismaili në një konferencë për media ka folur për rritjen e çmimeve të produkteve bazike në vend ku edhe ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk po merr masa ndaj këtyre ngirtjeve të çmimeve, raporton Gazeta Blic.
Ismaili ka bërë thirrje pushtetit aktual që sipas tij të mos vazhdoj me arrogancë e arsyetime, por t`i përgjigjet nevojave të qytetarëve të Kosovës në këtë kohë me veprime konkrete.
PDK i ka propozuar Qeverisë pesë masa urgjente për aplikim:
Largimi i akcizës për derivate për tre muaj
Largimin e TVSH-së për produktet si mielli, vaji, kripa deri më 1 korrik
Largimi i TVSH për imputet bujqësore deri më 1 tetor
Largimi i TVSH për lëndën e parë për prodhuesit vendor deri me 1 shtator
Banka Qendrore dhe Qeveria e Kosovës t`iu mundësojnë qytetarëve shtyrje e pagesave të kredive për tre muaj
Albin Kurti: Çmimi i vajit nuk është 3.50 cent, por 3.49 – Çmimet e fryera do të shfryhen


