Sporti

“Skifterat” me një mesazh të madh para derbit me Dritën

03/10/2022 13:08
nga:Mergim Rreci

Ka filluar derbi i madh mes Dritës dhe Gjilanit.

Para kësaj ndeshje, ka pasur disa koreografi interesante nga dy tifo-grupet, shkruan GazetaBlic Sport.

“Skifterat” kishin edhe një mesazh të madh në lidhje me luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

“Në kohë të paqes, përgadituni për luftë”, shkruhet në të.