Philippe Coutinho po kalon një kohë të mirë që nga huazimi i tij te Aston Villa nga Barcelona.
Braziliani ka gjetur formën e tij më të mirë duke shënuar 3 gola dhe duke asistuar 3 të tjerë prej se ka ardhur në Premierligë, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë qëndrimi i tij te skuadra e drejtuar nga Gerrard varet nga paga e tij. Coutinho aktualisht ka pagë prej 480 mijë funte në javë nga kontrata me Barcelonën.
Aston Villa nuk do jetë në gjendje ta përballojë këtë pagë, ndërsa atij i duhet të bëjë një ulje drastike të të ardhurave të tij nëse dëshiron të qëndrojë në Angli ose do të rikthehet te Barcelona.
/GazetaBlic Sport/


