Sporti

Drita – Gjilani, formacionet zyrtare

03/10/2022 12:05
nga:Mergim Rreci

Derbi i madh kosovar, Drita-Gjilani zhvillohet sot.

Drita dhe Gjilani do të përballen me fillim nga ora 13:00, në kuadër të xhiros së 24’të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.

Tradicionalisht këto dy skuadra kanë dhuruar emocione të veçanta në fushë, por sot ky derbi e ka edhe rëndësinë e madhe të pikëve.

Gjilani është në pozitën e dytë me 46 pikë, dy më pak se Ballkani i vendit të parë, kurse Drita në vendin e tretë me 41 pikë.

Ndeshja fillon në ora 13:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Namani, Muja, Jashari, Ajzeraj, Blakçori, Tahiri, Balde, Fazliu.

Gjilani: Koliçi, Progni, Halili, Dabiqaj, Sors, Krasniqi, Useini, Musolli, Kelmendi, Prekazi, Hoxha.

/GazetaBlic Sport/