E ardhmja e Paulo Dybala te Juventus mbetet ende e paqartë.
Dybala ende nuk ka rinovuar kontratën pavarësisht që para pak muajsh ishte afër të bënte një gjë të tillë, shkruan GazetaBlic Sport.
Argjentinasi dhe Juventus nuk kanë arritur të bien dakord për pagën e sulmuesit, dhe kjo ka bërë që negociatat të vazhdojnë pa ndonjë rezultat final.
Atletico Madrid ka shprehur interesim të madh për sulmuesin e “Zonjës së Vjetër“.
Drejtori sportiv i ‘Los Colchoneros’, Andrea Berta e pëlqen shumë argjentinasin dhe e duan atë në Madrid.
/GazetaBlic Sport/


