Sporti

Chelsea ‘ia sheh sherrin’ krizës në Ukrainë, dënimet e Abramovich e dëmtojnë rëndë klubin londinez

03/10/2022 10:55
nga:E K

Chelsea është prekur nga sanksionet e Britanisë së madhe ndaj Rusisë, pasi pronari i klubit londinez ka marrë ‘dënime’ të ashpëra nga qeveria britanike.

Roman Abramovich është ndër oligarkët që do të goditet me ngrirje të aseteve dhe ndalime të udhëtimit nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar.

Pronari i Chelsea FC sheh asetet e tij të ngrira, një ndalim të transaksioneve me individë dhe biznese në Mbretërinë e Bashkuar, një ndalim udhëtimi dhe sanksione transporti të vendosura, përcjell GazetaBlic Sport.

Përpos kësaj raportohet se Chelseat nuk do i lejohet të transferojë lojtarë, të shesë mallëra dhe madje të mos shesë as bileta.

/GazetaBlic Sport/