Sporti

Përballjet direkte mes Dritës dhe Gjilanit, ja cila skuadër ka më shumë fitore

03/10/2022 10:50
nga:Mergim Rreci

Derbi i madh kosovar, Drita-Gjilani zhvillohet sot.

Drita dhe Gjilani do të përballen me fillim nga ora 13:00, në kuadër të xhiros së 24’të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.

Tradicionalisht këto dy skuadra kanë dhuruar emocione të veçanta në fushë, por sot ky derbi e ka edhe rëndësinë e madhe të pikëve.

Gjilani është në pozitën e dytë me 46 pikë, dy më pak se Ballkani i vendit të parë, kurse Drita në vendin e tretë me 41 pikë.

Drita ka bilanc më të mirë sa i përket ndeshjeve kampionale në përballjet e tyre direkte, ku ka marrë 14 fitore, kurse Gjilani ka shënuar 12 fitore dhe gjithashtu 12 ndeshje tjera kanë përfunduar pa fitues.

/GazetaBlic Sport/