Lajme

Lukashenko: Specialistët bjellorusë të furnizojnë me energji elektrike centralin bërthamor të Çernobilit

03/10/2022 10:05
nga:Donika Fetahu

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka udhëzuar specialistët bjellorusë që të sigurojnë furnizimin me energji elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve BelTA.

Të mërkurën, Ukraina paralajmëroi se ekzistonin mundësitë që të kishte rrjedhje rrezatimi në Çernobil pas ndërprerjes së energjisë elektrike, por mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së nuk pa “asnjë cënim të masave të sigurisë.”

Nga ana tjetër, Rusia akuzoi forcat ukrainase se kishin sulmuar linjat e energjisë dhe një nënstacion që ushqente termocentralin.