Sporti

Wenger e “çon në qiell” Benzeman: Ai ka absolutisht gjithçka që një futbollist duhet të ketë

03/10/2022 08:57
nga:Mergim Rreci

Real Madridi e mposhti PSG-në në 1/16 e Ligës së Kampionëve falë një hat-tricku në pjesën e dytë nga Karim Benzema teksa francezi shënoi emrin e tij në librat e historisë.

Performanca me hat-trick e Karim Benzemas i ka mahnitur të gjithë, shkruan GazetaBlic Sport.

Benzema i vetëm e çoi gjigantin spanjoll në çerekfinale me tre gola në hapësirën prej 17 minutash.

Arsene Wenger tha për Bein Sports: “Për mua ai është futbollisti i plotë – ai ka absolutisht gjithçka.

“Ajo që më pëlqen tek Benzema është se ai është një lojtar ekipi dhe gjithçka që bën duket e thjeshtë. Gjithmonë mendoni se mund të bëni atë që bën ai – kjo është një inteligjencë supreme.

“Ai ka marrë një dimension të ri që kur Ronaldo u largua. Ai mori më shumë përgjegjësi dhe u rrit.  Benzema duket sikur po përmirësohet çdo vit. Unë jam një admirues i madh i lojës së tij”, përfundoi Wenger.

/GazetaBlic Sport/