Lajme

Ministri i jashtëm turk takohet me ministrin rus dhe ukrainas

03/10/2022 08:36
nga:Donika Fetahu

Çavuşoğlu u takua me homologët e tij rusë dhe ukrainas

Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu u takua me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Kuleba dhe ministrin e Jashtëm rus Lavrov përpara takimit trepalësh të ministrave të jashtëm Rusi-Turqi-Ukrainë që do të mbahet në Antalia, raporton TrtHaber, përcjellë GazetaBlic.

Duke vazhduar përpjekjet për ndërprerjen e konflikteve midis Rusisë dhe Ukrainës dhe për një paqe të qëndrueshme, Turqia do të bashkojë këtu për herë të parë që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministrin e jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba.

Para samitit trepalësh në Antalia, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu u takua me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmitro Kuleba dhe ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov.