Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, tha se të mërkurën u shpëtuan 35 mijë njerëz.
Zelensky theksoi se kjo u arrit përmes korridoreve humanitare të krijuara.
“Sot ne ishim në gjendje të organizonim tre korridore humanitare: nga qyteti i Sumy, nga qyteti i Kievit dhe rajoni i Kievit, dhe nga Enerhodar”.
Ai shtoi se përpjekjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së enjte.
I pari i Ukrainës ndër të tjera tha se autoritetet ukrainase po përgatisin gjashtë korridore humanitare për të larguar njerëzit nga zonat e sulmuara nga forcat ruse, raporton CNN.


