Lajme

Zyrtarët amerikan: Më shumë se 6 mijë ushtarë rus të vrarë në Ukrainë

03/10/2022 07:43
nga:Donika Fetahu

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar se në dy javët e para të luftimeve në Ukrainë mund të jenë vrarë nga 5 mijë deri në 6 mijë ushtarë rusë.

Sipas tyre numri i të plagosurve vlerësohet se mund të jetë nga 15 mijë deri në 18 mijë.

Një zyrtarë amerikan i cili dëshiroi të mbetej anonim e krahasoi shkallën e vdekjeve me disa beteja të Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkaq sipas të dhënave nga Ukraina, thuhet se në luftime janë vrarë 12 mijë ushtarë.

E nga e Rusisë u tha se në Ukrainë deri më tani kanë humbur më pak se 500 trupa ushtarake, raporton BBC.