Skuadra e Real Madridit arriti një fitore të madhe ndaj PSG’së, duke fituar me rezultatin 3-1 dhe duke përmbysur parisienët, për të kaluar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Fillimisht shënoi Mbappe në pjesën e parë, por në të dytën, Karim Benzema realizoi hat-trick, për të çuar tutje skuadrën e tij në fazën tjetër të kompeticionit më të madh të futbollit evropian, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Ferdinand thurri lavde për Benzeman, për të cilin tha se është sulmuesi me numrin nëntë më i kompletuar.
“Të gjithë ne lavdëruam Kylian Mbappe – lojtari më shkatërrues për momentin – por në pjesën e dytë Karim Benzema del dhe thotë ‘jo, jo, jo nuk kam mbaruar akoma!’ Ai godet në një hat-trick. Ka personazhe dinak në atë skuadër të Realit. Shikoni Luka Modric, duke u plakur si një verë e mirë! Por Benzema është numri nëntë më i kompletuar për mua. Ai e bën çdo pjesë të lojës në mënyrë fantastike”, tha Rio Ferdinand për BT Sport.
/GazetaBlic Sport


