Një person ka mbetur i plagosur sot në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj e ka konfirmuar këtë lajm për duke thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30.
Para pak minutash, Nysret Gjurkaj në një prononcim për GazetaBlic në lidhje me rastin që ndodhi ka bërë me dije se i dyshuari kryesor është arrestuar.
Ndryshe, i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjakovës./GazetaBlic/


