Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi, është mjaft aktive në rrjete sociale me postimet e saj nga më të ndryshme.
Ajo shumë shpesh poston imazhe edhe me të dashurin e saj, futbollistin Keith Groeneveld.
Së fundi ajo ka bërë një dedikim ndaj duke treguar se i mungon prezenca e tij.
“Më mungon shumë dashuria ime”, ka thënë ajo.
Romanca e çiftit u bë zyrtare rreth dy vite më parë, ndonëse paragjykimet dhe kritikat kanë qenë të mëdha për shkak të diferencës në moshë.
Adriana më parë ka qenë e martuar dhe është nënë e katër fëmijëve.
Së fundi ajo ka mposhtur edhe sëmundjen e tumorit për të dytën herë.



