Instagrami ka filluar të fshehë informacionin e ndjekësve për llogaritë private në Rusi dhe Ukrainë, përgjigjja e fundit nga aplikacioni social ndaj pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës nga trupat ruse.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kompania mëmë e Instagramit, Meta tha se “po fshihte informacione rrjedh ndjekësve të njerëzve, se kë ata ndjekin, dhe njerëzit që ndjekin njëri-tjetrin për llogaritë private me bazë nga këto dy vende”.
Mes tjerash, kompania raportohet se mediat nën kontrollin e qeverisë ruse nuk rekomandohen në seksionin Explore të Instagramit ose në Reels.
Qeveria ruse ka bllokuar tashmë qasjen në aplikacionin Facebook, së bashku me një mori mediash perëndimore.
Facebook u bllokua së fundmi në Rusi për zbatimin e të njëjtës masë ndaj mediave shtetërore ruse, kështu që Instagram po rrezikon të bllokohet edhe nga qeveria.