Sporti

Bild: Bayern nënshkruan një kontratë që do t’i sjellë 200 milionë euro

03/09/2022 20:18
nga:L J

Gjiganti gjerman, Bayern do të marrë së shpejti një injeksion të ri financiar, këtë herë në vlerën e 200 milionë eurove, raporton sot media gjermane më e lexuar Bild.

Sponsori kryesor i Bayernit, Telekom i Gjermanisë, i qëndron besnik bavarezëve dhe do të paguajë 200 milionë euro në llogarinë e sponsorizimit në katër sezonet e ardhshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo marrëveshje e re do ta ndihmojë klubin ta bëjë më të lehtë rinovimin e kontratave të shumë prej yjeve të tij, përfshirë Robert Lewandowski, kontrata e të cilit është deri në verën e vitit 2023, pasi që ekziston frika se ai do të largohet nga klubi pa kompensim nëse nuk arrihet marrëveshje deri në fundin e këtij viti.

Bayerni arriti të zgjasë kontratat e disa lojtarëve, por për shkak të pretendimeve të tepërta, disa yje u larguan.

Më herët, David Alaba u transferua te Real Madridi si lojtar i lirë, dhe tani Niklas Sule ka vendosur të kalojë tek Borussia Dortmund në verë.

/GazetaBlic Sport