Lajme

Zyrtari i PDK-së: Çmimet në hava, ndërsa qeveria në gjumë të thellë

03/09/2022 19:15
nga:Genita C

Ngritja e çmimeve të energjisë elektrike, naftës, vajit, sheqerti, miellit, por edhe shumë produkteve të tjera ushqimore në Kosovë vazhdon të jetë problem.

Kjo ka ngjallur reagime të ndryshme në mesin e tyre është edhe zyrtari i PDK-së, Arton Muhaxheri.

Muhaxheri përmes një shkrimi në “Facebook” ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosreagim.

“Çmimet e të gjitha artikujve po shkojnë për hava, ndërsa qeveria në gjumë të thellë. Sillet sikur nuk po ndodh asgjë”, ka shkruar Muhaxheri.