Sporti

Xavi për ndeshjen Real-PSG: Dua që të fitojnë francezët, shkaku i Messi dhe Neymar

03/09/2022 18:32
nga:L J

Xavi Hernandez ka komentuar në lidhje me ndeshjen mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germain ku pritet rikthimi i Lionel Messit, për të cilin trajneri i Barcelonës tha se ai ka luajtur shkëlqyeshëm në çdo paraqitje në Bernabeu.

“Sot është një ndeshje e madhe për Leon, për PSG-në dhe për Madridin. Po, do ta shoh takimin. Do të jem në shtëpi dhe do ta shoh, nuk do të shkoj në darkë”, tha Xavi me shaka gjatë konferencës për shtyp.

“Është një lojë e mrekullueshme dhe të gjithë ata që e duan futbollin do ta shikojnë. Pastaj… mund të fitojë ekipi më i mirë, por nëse Messi dhe Neymar fitojnë, është më mirë, sepse ata janë miqtë e mi”, tha trajneri i Barçës.

/GazetaBlic Sport