Lajme

Protesta kundër rritjes së çmimeve, fillon grumbullimi i qytetarëve përballë Kryeministrisë

03/09/2022 18:20
nga:Q R

Ka nisur protesta kundër çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore. Qindra qytetarë po protestojnë përpara Kryeministrisë, ku kërkojnë uljen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe naftës pasi është e papërballueshme.

Me pankarta në duar dhe me gjenerator para kryeministrisë në shenjë simbolike, protestuesit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë në ulhen e çmimin e karburanteve por edhe produkteve të shportës që tashmë janë bërë të pa përballueshme për xhepat e të gjithë shqiptarëve.

Që nga nisja e luftën në Ukrainë, çmim i naftën në vendin tonë pësoi një rritje alarmante duke shkuar 269 lekë, një rekord historik.