Lajme

Lufta në Ukrainë – Putini demantohet nga ministria e tij

03/09/2022 18:00
nga:Genita C

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka pranuar se disa ushtarë të rekrutuar po marrin pjesë në pushtimin rus të Ukrainës – pavarësisht mohimeve të shumta nga presidenti i saj Vladimir Putin, raporton The Guardian.

Ministria tha se disa rekrutët – ushtarë të thirrur me detyrim në ushtri – ishin zënë rob nga ushtria ukrainase.

“Ne kemi zbuluar disa fakte të pranisë së rekrutëve në njësitë që marrin pjesë në operacionin special ushtarak në Ukrainë. Praktikisht të gjithë këta ushtarë janë tërhequr në Rusi”.

Vetëm dje, Putin kishte thënë se Rusia nuk do të përdorë asnjë ushtar të rekrutuar në Ukrainë në një mesazh televiziv për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Theksoj se ushtarët e rekrutuar nuk marrin pjesë në luftime dhe nuk do të marrin pjesë në to”.