Sporti

Bayern ka fituar mbi 89 milionë euro deri më tani në Champions League!

03/09/2022 17:26
nga:L J

Rezultati 7-1 me të cilin Bayern Munich mposhti Salzburgun në ndeshjen e kthimit të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve ka kënaqur tifozët, por edhe ka mbushur arkat e klubit bavarez.

Siç raporton SkySport Deutschland, kualifikimi në çerekfinalen e kompeticionit më të mirë të futbollit në Evropë – i solli kampionëve gjermanë 10.6 milionë euro të tjera, duke e rritur totalin e sezonit të bonuseve të UEFA-s në mbi 89 milionë euro.

Një hap i mëtejshëm përpara, deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, do të sillte edhe 12.5 milionë euro të tjera tek klubi bavarez.

/GazetaBlic Sport