Lajme

Pas bombardimeve ruse në spital, reagon Zelensky

03/09/2022 16:50
nga:Genita C

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar në lidhje me bombardimin e spitalit të fëmijëve nga ushtria ruse në Mariupol të Ukrainës.

Ai thotë se fëmijët janë bllokuar nën rrënojat e spitalit, duke shpërndarë një video tronditëse që ilustron shkallën e shkatërrimit.

“Edhe sa kohë do të vazhdojë të jetë bota një bashkëpunëtor që injoron terrorin?” tha ai.

“Mbyllni qiellin tani! Ndaloni vrasjet!”, tha Zelensky.