Andreas Christensen është një hap larg Barcelonës dhe për këtë duket se është i vetëdijshëm edhe Thomas Tuchel.
Trajneri gjerman i Chelseat foli në lidhje me këtë një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Norwich, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne kemi dëgjuar thashethemet dhe situata me lojtarin është gjithashtu e qartë për shumë javë. Ne nuk jemi të kënaqur me këtë sepse i gjithë klubi dhe unë mendojmë se është më mirë që ai të qëndrojë. Nuk ka nënshkruar ende dhe ky është gjithashtu një sinjal për ne”, tha fillimisht Tuchel.
“Nëse ai largohet nuk do të jem i lumtur, por nuk është asgjë personale. Mund të ndodhë, nuk kam informacion të mëtejshëm për të dhënë. Ai është një lojtar i Chelsea, ai e di që ne e vlerësojmë shumë. Ai është në një fazë vendimtare në karrierën e tij, është vendimtare për ne, ai është në ekipin perfekt në kohën e përsosur, me sistemin tonë të futbollit”, përfundoi Tuchel.
/GazetaBlic Sport


