Qeveria e Kosovës do të subvencionojë çmimin e naftës për bujqit në vlerë prej 5 milionë euro.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një konferencë për media, tha se asnjë qeveri nuk i ka përkrahur më herët bujqit në këtë drejtim.
“Paradite në mbledhjen e qeverisë morëm vendime të rëndësishme, por paralajmëruam që pasdite do të kemi një njoftim të rëndësishme për bujqit. Në tetor të vitit të kaluar e patëm bërë të ditur se thirrjet për subvencione për këtë vit do të hapen në çerekun e parë të vitit dhe atë po e bëjmë. Programet e subvencionimit do të shpallen në këtë muaj, në muajin mars nuk do të kemi vonesa, por vendosje rekord të programeve mbështetëse për bujqit”, ka thënë Kurti.
Kurti: Këto janë subvencionet për bujqit – I ndihmojmë edhe për naftën


