Lajme

Kurti: Këto janë subvencionet për bujqit – I ndihmojmë edhe për naftën

03/09/2022 15:35
nga:N M

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Bujqësisë në një konferencë për media kanë folur për subvencionimin e bujqve të Kosovës.

Kryeministri ka thënë se prodhimi i ulët në vend dhe varësia nga importi ka ndikuar në rritjen e çmimit të produkteve bazë.

Ai ka bërë të ditur se Qeveria ka vendosur të subvencionoj edhe naftën për bujqit e që kap vlerën e 5 milionë eurove.

“Bujqit e vërtet do të marrin përkrahje, subvencionim e naftës, e me këtë po përmbushin edhe një zotim” ka thënë Kurti.

Sipas tij përveç naftës, bujqit do të ndihmohen edhe me nga 150 euro për hektar për ata që mbjellin grurë, përderisa nga 100 euro për hektar për secilin që mbjell fasule, misër e patate.

“ Kushdo që dërgon në mullinjtë e Kosovës grurin e tij do të ndihmohet me nga 3 cent në kg për grurë”, ka thënë Kurti ndër të tjera. Gazeta Blic