Lajme

Erdogan: “Praktikat fashiste kundër rusëve” po hedhin hije të keqe mbi luftën e ligjshme te Ukrainës

03/09/2022 14:49
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajib Erdogan, deklaroi se “praktikat fashiste” të bashkësisë kundër rusëve po hedhin një hije të keqe mbi luftën e ligjshme të Ukrainës.

Ai deklaroi se Turqia refuzon dhe kundërshton të gjitha vendimet dhe lëvizjet, të cilat i ngjasojnë “gjuetisë së shtrigave” kundër popullit, artit, shkencëtarëve apo artistëve rusë.

“Ashtu siç nuk do të braktisnim Ukrainën, ne nuk pranojmë praktika të ngjashme me gjuetinë e shtrigave kundër popullit rus, letërsisë, studentëve ose artistëve,” tha Erdogan.

Duke kujtuar se Filarmonia gjermane në Munih shkarkoi dirigjentin rus për mbështetjen e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin, Erdogan tha se “praktika të tilla fashiste” hedhin një hije mbi luftën ligjshme të Ukrainës për t’i rezistuar trupave ruse, duke nxitur një klimë urrejtjeje dhe zemërimi dhe duke krijuar armiqësi të reja.

Presidenti turk kritikoi gjithashtu organizatat ndërkombëtare për dështimin për të ndërmarrë veprime ndërkombëtare rreth zonave të luftës, veçanërisht Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Erdogan ka kritikuar prej kohësh OKB-në për jo-efikasitetin e saj në trajtimin e problemeve globale dhe ka bërë thirrje për reformim të saj.