Sporti

Suedia e pakënaqur me vendimin e FIFA-s, kërkon që edhe Polonia të luajë me një kundërshtar tjetër pas pezullimit të Rusisë

03/09/2022 14:25
nga:Mergim Rreci

Pasi FIFA vendosi të përjashtojë kombëtaren ruse nga kualifikueset për Kupën e Botës 2022, pas konfliktit ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës, organi drejtues botëror i futbollit vendosi që Polonia kualifikohet automatikisht në finalen e Grupit B, në pritje të fituesit të ndeshjes ndërmjet Republikës Çeke dhe Suedisë.

Për Hakan Sjostrand, president i Federatës Suedeze të Futbollit, ky vendim nuk ishte më i miri nga ana e FIFA-s: “Vendimi më i arsyeshëm do të ishte gjetja e një kundërshtari të ri për Poloninë në gjysmëfinale. E kuptojmë se ky është një problem i vështirë për t’u zgjidhur nga FIFA, por pavarësisht gjithçkaje, të gjitha skuadrat duhet të garojnë në të njëjtat kushte, pra të përballen me dy ndeshje për të arritur në fazën finale të Botërorit”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që Suedia dhe Çekia hyjnë në fushë më 24 mars dhe sipas vendimit të FIFA-s, fituesi i kësaj loje do të udhëtojë në Poloni, më 29 të të njëjtit muaj, për të luajtur ndeshjen vendimtare të kualifikimit për Kupën e Botës në Katar.

/GazetaBlic Sport/