Titullar në fitoren e Interit ndaj Liverpoolit (1-0), duke llogaritur edhe ndeshjen e kthimit të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve, Lautaro Martinez shënoi një gol të bujshëm ndaj anglezëve, edhe pse nuk mjaftoi për ta kualifikuar skuadrën.
Por goli i sulmuesit argjentinas ishte i një rëndësie të veçantë, pasi Lautaro Martínez nuk kishte shënuar në Champions League për 490 ditë, përcjell GazetaBlic Sport.
Goli i fundit i lojtarit të Interit ishte kundër Real Madridit, në vitin 2020, në një ndeshje të fazës së grupeve që spanjollët e fituan 3-2.
Në total, 24-vjeçari ka shtatë gola, të cilave u shton dy asistime në 23 ndeshjet e luajtura në kompeticion.
…???? "????" #lautaromartinez ⚽️?? pic.twitter.com/Hn5bModpeh
— ?????~??????? (@mondesportifLDN) March 8, 2022
/GazetaBlic Sport/


