Pavarësisht një goli të shënuar në sekondat e fundit të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve mes PSG-së së dhe Real Madridit më 15 shkurt (1-0), Kylian Mbappe me shokë kanë ende punë për të bërë.
Ish futbollisti Thierry Henry, i cili tashmë është në rolin e analistit, ka treguar pikën e dobët që ka skuadra franceze, përcjell GazetaBlic Sport.
“Parisi humbi dy ndeshjet e fundit si mysafir, në Nantes dhe Nice. Dhe ata nuk kanë shënuar asnjë gol në tre ndeshje këtë sezon, gjë që është paksa shqetësuese”.
Megjithatë, Thierry Henry ka një shpjegim që është në një emër: “Kylian Mbappe nuk ishte i pranishëm në Nice. Shpresojmë që ai të jetë atje (sonte) dhe se do të bëjë atë që di të bëjë. Real Madrid do të jetë më i mirë se në ndeshjen e parë edhe për faktin se Benzema nuk ishte 100% në atë takim”, përfundoi ai.
Takimi zhvillohet në ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/


