Sporti

Messi rikthehet të luajë në “Santiago Bernabeu”, këto janë statistikat e tij në këtë stadium

03/09/2022 10:35
nga:Mergim Rreci

Real Madrid dhe PSG takohen sonte në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu”, atje ku kërkohet një vend në çerekfinalet e Champions League.

Skuadra e Carlo Ancelottit do të duhet të përmbys rezultatin nga 1-0 në ndeshjen e parë në “Parc des Princes” për të kaluar në një raund të ri në kompeticionin e tyre të preferuar, përcjell GazetaBlic Sport.

Leo Messi rikthehet të luajë në “Santiago Bernabeu”, atje ku nuk e ka pasur pritjen më të mirë në të kaluarën e tij, kjo për faktin se ishte futbollisti i skuadrës rivale, asaj të Barcelonës.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar 15 gola dhe ka krijuar 9 asistime në 23 ndeshje sa ka luajtur në këtë stadium. Ai ka arritur 12 fitore, 3 barazime dhe 8 humbje.

/GazetaBlic Sport/