Sporti

Real Madrid – PSG, formacionet e mundshme

03/09/2022 09:51
nga:Mergim Rreci

Real Madrid dhe PSG takohen sonte në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu”, atje ku kërkohet një vend në çerekfinalet e Champions League.

Skuadra e Carlo Ancelottit do të duhet të përmbys rezultatin nga 1-0 në ndeshjen e parë në “Parc des Princes” për të kaluar në një raund të ri në kompeticionin e tyre të preferuar, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja do të jetë shumë kërkuese për Real Madridin, i cili në ndeshjen e parë tregoi një nivel më të ulët se zakonisht në Champions League dhe u mposht nga skuadra pariziene.

PSG ka avantazhin nga ndeshja e parë, por jo edhe sigurinë e plotë. Andaj, do të kërkojë që të ketë një paraqitje sa më të mirë edhe në Spanjë

Kylian Mbappe duket se ka lënë anash lëndimin e tij dhe se do të jetë gati për sfidën e sotme.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Marcelo; Camavinga, Valverde, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius Jr.

Paris Saint-Germain: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Pereira, Gueye, Verratti; Messi, Mbappe, Neymar.

/GazetaBlic Sport/