Sporti

Liverpooli mposhtet sonte nga Interi, por kalon tutje në çerekfinale

03/08/2022 22:59
nga:L J

Skuadra e Liverpoolit ka humbur ndaj Interit në “Anfield” në ndeshjen e kthimit në kuadër të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, por ka kaluar tutje në çerekfinale, pas rezultatit final 2:1.

Inter fitoi sonte në “Anfield” me rezultatin 0:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë duel e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 62’të të sfidë0s.

Interi në avantazh ndaj Liverpoolit, super gol nga Martinez

Megjithatë, vetëm një minut më pas, Interi mbeti me 10 lojtarë në fushë, pasi Sanchez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes në Fabinhon.

Deri në fund, Liverpool kishte mundësi shënimi me Salah dhe Diaz, por nuk arritën të mposhtin Handanovicin.

Liverpooli kaloi tutje me rezultatin final 2:1, pasi në ndeshjen e parë kishte fituar 2:0.

Vlen të theksohet se edhe Bayern Munich kaloi në çerekfinale pas fitores 7-1 (8-2) ndaj Salzburgut në “Allianz Arena”.

/GazetaBlic Sport