Janë zbardhur debatet brenda Kolegjit të Kryetarëve në PD, mbledhje e cila zhvillohet dy ditë pas zgjedhjeve të pjesshme ku Partia Demokratike nuk fitoi asnjë bashki.
Në fjalën e tij, Basha ka deklaruar se përgjegjësia bie mbi të gjithë, duke filluar nga ai, kryetari i PD.
Basha ka deklaruar se ajo që kanë në dorë është të qendrojnë dhe të bëjnë betejë, duke theksuar se duhet te tejkalojnë kultin e individit. “Te bëhemi gati për betejën e ardhshme” ka deklaruar Basha.
“Përgjegjësia bie te të gjithë, por fillon me mua. Secili duhet te mbaje pergjegjesi. Ne kemi ne dore te qëndrojmë, te bejme beteje, te bejme ndryshime, te tejkalojmë kultin e individit, për t’u bere gati per betejen e ardhshme”, ka thënë Basha.
Gërvalla: Nuk jam Burdush as Nostradamus për ta ditur se kur do të na njohë Greqia


