Sporti

Taulant Hodaj: FFK nuk ka bërë shkelje të statutit me shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të FFK’së!

03/08/2022 21:17
nga:L J

Avokati, Taulant Hodaj, ka mohuar se Komiteti Ekzekutiv ka bërë shkelje të statutit për shpalljen e zgjedhjeve për Kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm në FFK kështu ka deklaruar sonte në emisionin “Pressing” në T7.

“Kuvendi i rregullt është thirrur në bazë të statutit. S’ka shkelje të statutit. Gjithsecili ka të drejtë të kandidojë 20 ditë para Kuvendit”, ka deklaruar Hodaj.

Kujtojmë se ditëve të fundit ka pasur shumë reagime nga akterët e futbollit vendor se është shkelur neni 39, por Hodaj thotë se nuk ka asnjë shkelje sipas nenit 28.