Sporti

Barcelona nënshkruan dy marrëveshje me vlerë 650 milionë euro

03/08/2022 19:04
nga:L J

Barcelona ka disa kohë që po punon për të rregulluar pamjen e saj financiare.

Në fillim të vitit të kaluar u bë e ditur se i klubi i madh spanjoll kishte mbi një miliardë e gjysmë euro borxh dhe pikërisht ky borxh dhe prishja e marrëdhënieve mes klubit dhe Messit rezultoi me largimin e ish-presidentit Jose Bartomeu, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai u zëvendësua nga Joan Laporta, i cili gjithashtu drejtoi Barcelonën në të kaluarën dhe ishte mjaft i suksesshëm, dhe tani po punon për lehtësimin e borxhit në një përpjekje për ta mbajtur ekipin konkurrues gjatë kësaj krize. Në postin e trajnerit është sjellë Xavi Hernandez dhe në këtë drejtim po shkojnë edhe transferimet.

650 milionë euro.

Gjiganti katalanas tani ka filluar të punojë për kontratat e marketingut dhe të kërkojë investitorë. Përmendet një marrëveshje e mundshme me CVC, një fond investimi britanik që ka nënshkruar një marrëveshje me La Liga për të blerë 8.2 për qind të aksioneve në kompaninë e re, e cila do të fitojë nga të drejtat e transmetimit dhe sponsorizimit gjatë 50 viteve të ardhshme.

Negociatat kanë nisur prej disa javësh dhe Marca shkruan se një marrëveshje është afër dhe se një marrëveshje e tillë do t’i sillte Barçës rreth 300 milionë euro. Përveç kësaj, Barcelona mund të fitojë 350 milionë euro shtesë duke shitur 49% të aksioneve të saj në Barça Estudios. Një marrëveshje sponsorizimi me Spotify është gjithashtu afër, pas së cilës Barcelona do të shiste emrin e stadiumit që do të quhet Spotify Camp Nou.

/GazetaBlic Sport