Showtime

Për ditën e gruas- Ledri bën gjestin e papritur ndaj Elvanës, salla shpërthen në brohorima

03/08/2022 16:20
nga:Genita C

Ledri Vula ka habitur të pranishmit me gjestin dhe kujdesin e treguar ndaj Elvana Gjatës.

Artistët e njohur ishin të pranishëm së bashku në një concert ku dhe interpretuan hitin e përbashkët ‘’Mike’’.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është gjesti që ka bërë reperi ndaj këngëtares.

Teksa fton Elvanën në skenë, Ledri merr një trëndafil dhe ia dhuron asaj.

Ky gjest i papritur dhe miqësor nga ana e reperit ka bërë që të pranishmit të brohorasin.