Sporti

Konfirmohet nga presidenti Laporta, Barcelona nuk luan në “Camp Nou” në edicionin e ardhshëm

03/08/2022 15:46
nga:Mergim Rreci

Presidenti Joan Laporta ka konfirmuar se Barcelona do të luajë në Estadio Olimpico Montjuic sezonin e ardhshëm, për shkak të punimeve të rizhvillimit në Camp Nou dhe se, pa vonesë, ato do të përfundojnë deri në vitin 2025.

“Ne kemi pak opsione, më e zbatueshme dhe logjike është Montjuic. Ne studiuam opsione të tjera, por ato ishin të vështira ose të parealizueshme. Do të jetë vetëm një sezon, nëse gjithçka shkon mirë”, tha menaxheri duke folur për televizionin e klubit, përcjell GazetaBlic Sport.

Barcelona do të ketë arritur marrëveshje me komunën e Montjuic për dhënien me qira të stadiumi, duke paguar rreth 20 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/