Sporti

Marco Verratti paralajmëron Real Madridin: Ne nuk dimë të mbrohemi, kemi avantazh nga ndeshja e parë

03/08/2022 14:51
nga:Mergim Rreci

Marco Verratti foli para ndeshjes kthyese ndah Real Madridit.

“Ne kemi një avantazh të vogël, por kjo nuk do të thotë asgjë, nuk mund të përpiqemi të mbrohemi, veçanërisht sepse nuk është loja jonë dhe nuk dimë ta bëjmë këtë”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Mesfushori beson se avantazhi mund të jetë në frontin e sulmit: “Ne kemi një ekip që mund të luajë në kundërsulm, sepse me shpejtësinë që kemi në vijën e parë, me Messin, Neymar, Di María, Mbappe, kur kemi hapësirë, ne mund të jemi shumë të rrezikshëm.”

Për sa i përket objektivit të madh që kërkon skuadra pariziene, fitimit të Ligës së Kampionëve, Verratti e njeh vështirësinë, por mbetet i bindur: “E dimë që ka edhe ekipe të tjera me të njëjtin objektiv, por po afrohemi. Ne kemi qenë në një finale dhe një gjysmëfinale dy vite radhazi dhe kjo nuk është e lehtë për t’u arritur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/