Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly është bërë zgjedhja e parë e Barcelonës për të përforcuar mbrojtjen gjatë verës, sipas La Gazzetta dello Sport.
Qendërmbrojtësi është caktuar si kapiteni i ardhshëm pasi Lorenzo Insigne të largohet si agjent i lirë për Toronto FC, veçanërisht pasi Dries Mertens po i vjen fundi i kontratës dhe nuk ka asnjë garanci që do të rinovohet, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Koulibaly është gjithashtu lojtari i dytë më i vlefshëm në klub pas Victor Osimhen dhe mund të shitet për të mbledhur fonde për një skuadër të rinovuar.

Gazzetta dello Sport pretendon se Barcelona është e gatshme t’i ofrojë atij një rritje të madhe të pagës, në një marrëveshje deri në vitin 2026.
/GazetaBlic Sport/


