Lajme

Lajçak: Angazhimi për Ballkanin Perëndimor tani më i rëndësishëm se asnjëherë më parë

03/08/2022 14:15
nga:Astrit Gashi

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka përfunduar vizitën e tij në Londër, ku ndër të tjera ka takuar të dërguarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach dhe Ministrin për Evropë, James Cleverie.

Lajçak shkroi në Twitter se angazhimi për Ballkanin Perëndimor tani është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë.

“Sapo kam përfunduar vizitën time në Londër. Kam pasur biseda shumë informuese dhe të detajuara me Ministrin për Evropë, James Cleverie, të dërguarin britanik Sir Stuart Peach dhe ekspertë nga Zyra për Punë të Jashtme dhe Zhvillim. Angazhimi për të mbrojtur qëllimet dhe vlerat tona të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor dhe gjetkë tani është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë”, ka shkruar Lajçak.