Lajme

Kina bën thirrje për bisedime paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës

03/08/2022 13:46
nga:Donika Fetahu

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka deklaruar se tri vende duhet të mbështesin bashkarisht bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai e ka përshkruar situatën në Ukrainë si shqetësuese dhe ka bërë thirrje për “përmbajtje maksimale”.

Këto komente presidenti kinez i bëri gjatë një takimi virtual me homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka raportuar televizioni shtetëror kinez.

Xi ka thënë se prioritet duhet të jetë parandalimi që situata në Ukrainë të dalë jashtë kontrollit, shkruan BBC.

Kina dhe Rusia aktualisht gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë diplomatike dhe Pekini as nuk e ka dënuar dhe as miratuar veprimin kundër Ukrainës. Megjithatë, Kina abstenoi nga votimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënonte pushtimin rus.