Lajme

Kisha Ortodokse Ruse: Paradat e LGBTI-së ishin pjesë e arsyes së luftës në Ukrainë

03/08/2022 13:33
nga:Donika Fetahu

Udhëheqësi i Kishës Ortodokse të Rusisë ka deklaruar se paradat e krenarisë së LGBTI-së ishin pjesë e arsyes së luftës në Ukrainë.

Patriarku, Kirill i Moskës, një aleat i vjetër i presidentit rus, Vladimir Putin tha se konflikti në Donbas ka të bëjë me një “refuzim themelor të të ashtuquajturave vlera që ofrohen sot nga ata që pretendojnë fuqi botërore”.

“Testi se në cilën anë jeni. Për të hyrë në klubin e atyre vendeve është e nevojshme të mbahet një paradë e krenarisë. Jo për të bërë një deklaratë politike si ne jemi me ju, për të mos nënshkruar asnjë marrëveshje, por për të bërë një paradë homoseksuale. Dhe ne e dimë se si njerëzit u rezistojnë këtyre kërkesave dhe se si kjo rezistencë shtypet me forcë”, tha ai gjatë një predikimi në Moskë.

Kirill e kategorizoi luftën si një luftë me rëndësi metafizike.

“Ajo që po ndodh sot në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare nuk ka vetëm rëndësi politike. Po flasim për diçka ndryshe dhe shumë më të rëndësishme se politika. Ne po flasim për shpëtimin e njeriut”, tha ai, raporton CNN.

Ndryshe Kirill njihet si një figurë e madhe fetare në Rusi, ku feja ortodokse ruse konsiderohet një pjesë integrale e identiteti rus.

Ai thuhet se ka qenë nën presion brenda kishës së tij që nga fillimi i luftës për të denoncuar agresionin e Putinit, por deklaratat e tij publike të deritanishme nuk kanë arritur ta bëjnë këtë. Përkundrazi, gjuha e Kirillit i ka dhënë mbështetje vizionit të Putinit.