Sporti

FIFA aprovon kërkesën e Ukrainës, shtyhen ndeshjet e “Play-off”-it

03/08/2022 10:58
nga:Mergim Rreci

Ndeshja mes Skocisë dhe Ukrainës, e vlefshme për gjysmëfinalen e play-off-it për të hyrë në kampionatin e ardhshëm botëror në Katar, do të shtyhet.

Një vendim thuajse i pashmangshëm, ai i marrë nga FIFA, duke pasur parasysh dramën që po përjeton vendi i Evropës Lindore, pas pushtimit nga Rusia, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja ishte dashur të luhej më 24 mars në Hampden Park në Glasgow, por federata e Ukrainës ka kërkuar shtyrjen e saj, vendim që do të ishte mirëpritur nga institucionet e futbollit.

Si pasojë, drejt shtyrjes shkon edhe ndeshja tjetër e grupit të play-off-it, ajo mes Uellsit dhe Austrisë. Sipas të gjitha gjasave, ndeshjet duhet të zhvillohen në qershor.

/GazetaBlic Sport/