Sporti

Ish presidenti i Barcelonës “thumbon” Figon, respekton Messin

03/08/2022 09:11
nga:Mergim Rreci

Joan Gaspart, ish-presidenti i Barcelonës, nuk beson në një rikthim të mundshëm të Lionel Messit në klub pas një sezoni ku ai nuk i ka përmbushur pritjet në Paris Saint-Germain.

Megjithatë, nënvizon mënyrën e pastër dhe të respektueshme në të cilën argjentinasi u largua nga Camp Nou, duke kujtuar largimin e Luís Figo në Real Madrid në vitin 2001, pasi merengët kishin paguar 60 milionë euro të klauzolës së lirimit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk pres që Messi të kthehet në Barcelonë si lojtar në një afat të shkurtër dhe besoj se, për shkak të dëshirës së gruas dhe fëmijëve të tij, ai do të preferonte të qëndronte në PSG, por është e mundur që ai të kthehet në Barcelonë për pushimet e tij, sepse i pëlqen shumë qyteti. Messi është lojtari më i mirë në botë dhe largimi ndikoi negativisht në Barçën, por ai u largua në mënyrë profesionale, ndryshe nga Luís Figo. Largimi i Messit pati një ndikim më të madh negativ sesa ai i Figos nga Barcelona. Duhet të kemi parasysh që pandemia preku Barcelonën, por Messi u largua nga skuadra në rrethana të veçanta, kuptoi se çfarë ishte në lojë dhe zgjodhi PSG-në”, analizoi Joan Gaspart, në një intervistë për Channel 1 të televizionit egjiptian.

/GazetaBlic Sport/