Sot zhvillohen dy ndeshjet kthyese në Ligën e Kampionëve.
Liverpool – Inter dhe Bayern Munich – Salzburg, janë dy takimet shumë interesante që do të zhvillohen sot, shkruan GazetaBlic Sport.
Në “Anfield”, skuadra e Jurgen Klopp e pret atë të Simone Inzaghit, me ndeshjen e parë që kishte përfunduar 2 me 0 në të mirë të “Reds”.
Do të jetë shumë e vështirë që italianët të bëjnë përmbysjen e madhe, por që optizmi nuk ka munguar tek kjo skuadër.
Ndeshje jashtëzakonisht interesante pritet të jetë ajo në Gjermani, atje ku Bayern Munich kërkon kalimin tutje ndaj skuadrës austriake, Salzburg. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 1 dhe të dy skuadrat do të tentojnë që sonte të marrin biletën për raundin tjetër.
Të dy takimet luhen me fillim nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/


